FOTO / Skulpturat në Kosovë me pamje të “diskutueshme”
Shqip
Publikuar:
(10.04.2024 18:03:34)
Një prej skulpturave të vendosura shumë vite më parë është ajo e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, në Prekaz të Skenderajt.
Në Kosovën e pasluftës u ngrenë shtatore dhe buste të shumta të personaliteteve të ndryshme.
Shpeshherë, ato nxitën diskutime se a i ngjajnë apo jo personit për nder të të cilit ishin ngritur.
Numri i saktë i skulpturave nuk dihet, por ato janë me mijëra.
Për shumë nuk janë të qarta as kriteret e vendosjes së tyre e disa janë larguar pas kritikave. /REL
I punuar nga një studente e fakultetit të arteve, skulptura e Rexhepit ngjalli debate të shumta si në rrjete sociale ashtu edhe tek profesionistët e fushës. Albright, e vizitoi atë në vitin 2019, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Gjatë vizitave të tyre në Kosovë, Bill dhe Hillary Clinton vizituan statujën. Hillary Clinton bëri një fotografi pranë saj. Busti i Dole u vendos në vitin 2020, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga ai. Pas inaugurimit, për këtë shtatore u bën komente të ndryshme, përfshirë kritika për madhësinë e saj dhe se ajo nuk i përngjante xhudistes.