Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohen 6 persona
Publikuar:
(10.04.2024 17:59:13)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Klinafc të Klinës, ku janë lënduar 6 persona.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.”
/Shqip.com