Lajme

Haradinaj uron Bajramin: Ky muaj ka dëshmuar sakrificën, solidaritetin dhe humanizmin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Fitër Bajramit, në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke thënë se gjatë muajit të Ramazanit u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm.

Myftiu Tërnava gjatë takimit me Haradinajn e njoftoi se gjatë këtij muaji kanë ndihmuar 30 mijë familje me veshmbathje dhe pako ushqimore, por edhe kanë blerë dhe shpërndarë katër banesa, si dhe kanë ndërtuar tri shtëpi të reja, dy në Prizren dhe një në Vushtrri, megjithatë luten që mos të kenë nevojë për këto ndihma.

/Shqip.com