Nga sulmi terrorist i Banjskës te marrëveshjet me Kosovën, zbulohet porosia e prerë e Macron për Vuçiç

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç jashtë pallatit Élysée.
Macron ka deklaruar krah Vuçiç se “çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit” dhe se “e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen e një viti më parë mes vendeve”.
Ai theksoi se Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet, ndërsa u ndal edhe te sulmi i Banjskës.
Macron nënvizoi se “është e rëndësishme që pjesëmarrësit e ngjarjes në Banjskë të arrestohen”.
“Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me popullatë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.
/Shqip.com