Lajçak pas takimit me Kamberin: Të drejtat e njeriut dhe të pakicave thelbësore për integrim

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Lajçak tha se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.
“Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”.

Në ndëkohë, Kamberi tha se me Lajçakun kanë folur për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, pasivizimin e adresave, si dhe për çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës, raporton Gazeta Express.“Pata një takim produktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, ku diskutuam çështjet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që nga mosintegrimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi”.
Kamberi shkroi se rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Serbinë.
“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”.
As part of my regular interactions with the Western Balkans, I had a useful meeting with @shkamberi in Brussels. We discussed important topics, including human and minority rights, which are key issues in the European integration process. pic.twitter.com/h1wkobqcbm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 5, 2024
/Shqip.com