Osmani e pret në takim lamtumirës drejtoreshën e UNICEF-it, Nona Zicherman
Publikuar:
(05.04.2024 17:45:02)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës, drejtoreshën e UNICEF-it për Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka falënderuar për angazhimin e deritashëm të saj.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in në sferën e të drejtave të fëmijëve, siç është edukimi i hershëm i fëmijëve, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritja e cilësisë në arsim, si dhe sigurimi i barazisë gjinore.
Osmani theksoi domosdoshmërinë e qasjes së fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.
Ndërkaq, Zicherman falënderoi Osmanin për mbështetjen, duke uruar që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe nga pasardhësi i saj në këtë pozitë”.
/Shqip.com