Nga Rama te Çuçi, Balla e Rrumbullaku, emrat që do dëshmojnë për TIMS-in

Komisioni Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit TIMS zhvilloi mbledhjen e parë të tij nën drejtimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Gjatë mbledhjes, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si Sekretar të këtij komisioni. Propozimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët.
Ndërkohë Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji që t’i përmbahen objektit për të cilin është votuar në Kuvend ngritja e këtij Komisioni Hetimor.
Në fjalën e tij, duke iu referuar punës që do të realizojë ky komision në javët në vazhdim theksoi se në cilësinë e dëshmitarëve propozoi që të thirren:
- Edi Rama
- Taulant Balla
- Muhamet Rrumbullaku
- Forian Sulemani
- Bledar Çuçi
- Gledis Nano
- Ardi Veliu
- Zef Laska
- Neritan Nallbati
- Dorian Tola
- Ervin Muça
- Ervina Gjana
- Besian Tanuzi
- Ardit Muça
- Elona Gogo
- Eraldin Ndreca
- Ergis Hidri
- Xhulieta Çollaku
- Elvis Hysi
- Nevila Xoxa
- Kompania “Horizont”
Ndërkaq shqyrtimi i dokumentacionit u vendos që do të bëhet nga komisioni më 20 prill. Ndërsa dëshmitarët do të merren në pyetje deri më 5 qershor dhe analizimi i akteve 25 qershor.
Shqyrtimi përfundim dhe mbyllja e hetimeve, sipas agjendës është parashikuar si datë fundore 5 korriku, ndërsa prezantimi i raportit final 15 korrik dhe më 21 korrik 2024 do të publikohen dhe përfundimi i hetimeve.
/Shqip.com