Zhduket një grua në Ferizaj
Publikuar:
(26.03.2024 10:12:13)

Është zhdukur një grua në Ferizaj.
Policia njofton se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Ferizaj / 25.03.2024 – 14:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com