Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic e “bombardon” Romën

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrajimovic e ka kaluar Milanin në epërsi, në ndeshjen ndaj Romës.

Sulmuesi suedez, ka shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë, kur po zhvillohej minuta e 25-të, shkruan Shqip.com.

Me mjeshtëri të madhe, shtatëgjati e goditi topin përfundi murit të vendosur nga romakët, ndërsa Rui Patricio ka mbeti i shtangur.

https://twitter.com/IFAST66/status/1454905071146311685?s=20
Goli i shënuar nga Ibrahimovic.

Që nga fillimi i ndeshjes, Milani është duke dominuar në fushën e gjelbër, kurse Roma po tenton që të rrezikojë nëpërmjet kundërsulmeve.

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, rosonerët janë në vendin e dytë në Serie A, me 31 pikë, njëjtë sa ka edhe Napoli që është lider.

Ndërsa, Roma mbetet në pozitën e katërt, me 19 pikë.

Deri më tani, Milani ende nuk ka as edhe një humbje të vetme në Serie A dhe po e dëshmon që do jenë “arrë” e fortë për çdo kundërshtar./Shqip.com