Sport Ndërkombëtar

Barcelona nuk fiton as ndaj Alavesit

Barcelona

Barcelona po vazhdon të regjistrojë rezultate negative në La Liga.

Katalunasit janë ndarë baraz me rezultat 1-1, ndaj Deportivo Alaves, shkruan Shqip.com.

Ani pse e dominuan thuajse gjithë takimin, ata nuk mundën që të arkëtojnë më shumë se një pikë.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi, Memphis Depay, pas 49 minutave lojë.

Sulmues holandez, e tundi rrjetën pas një goditje të bukur me të djathtën.


Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi mysafirët e barazuan rezultatin menjëherë pas dy minutave.
Pas një aksioni tejet të bukur dhe me pasime të shkurtra, Luis Roja e mposhti Marc-Andre Ter Stegen.
Goli i shënuar nga Rioja

Kjo është ndeshja e tretë radhazi, që Barca nuk shënon fitore në kampionat, pasi kanë regjistrurar dy humbje dhe një barazim.

Ata, tashmë gjenden në pozitën e nëntë në tabelë, me 16 pikë të grumbulluara. Tetë më pak se Real Madrid që është lider.

Në këtë ndeshje, për shkak problmeve shëndetësore, nga loja u largua Kun Aguero. Ndërsa, për shkak të lëndimit, Gerard Pique u zëvendësua nga Clement Lenglet./Shqip.com