Presidenti i Gjermanisë i ndan Flutura Kusarit medaljen e Urdhrit të Meritës

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e ka nderuar juristen e medias Flutrua Kusarin me medaljen e Urdhrit të Meritës.
Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili ia ka dorëzuar medaljen Kusarit.

Ai ka shkruar në platformën “X”, se Kusari i shërben me përkushtim lirisë së medias dhe demokracisë.

Urdhri i Meritës për Flutura Kusarin. Duke festuar përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dh më gjerë. Përpjekjet e saj të mëdha pranohen nga prania e Atifete Jahjagës dhe Viola von Cramon, deputetë dhe shoqëri civile. Urime dhe vazhdoni punën e shkëlqyer”, ka shkruar ambasadori gjerman.

🇩🇪 Order of Merit for @fluturakusari as 1. 🇽🇰 citizen!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 18, 2024
Celebrating her dedication to media freedom & democracy in 🇽🇰 + beyond. Her great efforts get acknowledged by the presence of @atifetejahjaga, @ViolavonCramon, MPs & civil society. Congratulations & keep up the great work! pic.twitter.com/BlBEpZk4pF
/Shqip.com