Manchester City pa “golashënues suprem”

Largimi i Kun Agueros nga Manchester City, la shumë hapësira në qendër të sulmit të Manchester City-t, por ka sjellur edhe disa anë pozitive.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola, nuk e ka një “golashënues suprem”, por janë duke funksionuar si ekip, shkruan Shqip.com.
“Qytetarët” janë duke kaluar në formë të mirë në Premierligë edhe pa një “golashënues-vrasës”.
Më së shumti gola ka shënuar mesfushori me tipare sulmues, Phil Foden, gjithsej tre.

Phil Foden: tre gola
Bernardo Silva: dy gola
Ferran Torres: dy gola
Gabriel Jesus: dy gola
Ilkay Gündogan : dy gola
Kevin De Bruyne: dy gola
Riyad Mahrez: dy gola
Në ishull, ata gjenden në pozitën e tretë në tabelë, me 20 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea që është lidere.
Kampionët në fuqi kanë vetëm një humbje, nga nëntë ndeshje të zhvilluara, ndërsa kanë triumfuar në gjashtë ndeshje, kurse kanë edhe një barazim.
Synim kryesor i tyre mbetet, të dalin fitues në Ligën e Kampionëve, ku ishin mposhtur në finale – sezonën e kaluar./Shqip.com