Sport Ndërkombëtar

Pioli: Drejtoj një nga klubet më të mëdha në botë

Stefano Pioli

Që nga ardhja e Stefano Piolit në krye të skuadrës, Milani është rikthyer në rrugën e vjetër të suksesve.

Forma e lartë në Serie A, ndërrimi i gjeneratve, e shumë gjëra të tjera, i faturohen, trajnerit italian, shkruan Shqip.com.

Në një intervistë për “DAZN”,  ai ka thënë se është tejet i lumutur që i drejton rosonerët dhe se për të është një ndjenjë tejet e veçantë.

“Drejtoj një nga klubet më prestigjioze në botë. Ardhja e Ibrës i ka ndihmuar të gjithë, ai ka një mentalitet të çmendur. Pretendon nga vetja por edhe nga të tjerët. Presionin e ndjejmë, por e jetojmë atë çdo javë me qetësi. Ne nuk kemi vendosur synim fitimin e kampionatit apo Ligën e Kampionëve”, tha Pioli ndër të tjera.

Serie A: AC Milan coach Stefano Pioli brushes aside rumours of impending  departure from club-Sports News , Firstpost
Stefano Pioli

Ai po ashtu shtoi se ka një mbështetje të madhe nga drejtuesit e klubit dhe se kjo është forca e madhe e këtij ekipi.

“Klubi është gjithmonë i pranishëm dhe na jep mbështetje të madhe, kjo është forca e ekipit tonë. Maldini, Massara dhe Gazidis janë gjithmonë të pranishëm. Donnarumma dhe Calhanoglu ishin fantastikë deri në momentin e fundit. Por në qendër të gjithçkaje është gjithmonë Milani, kjo nuk duhet harruar”, shtoi për fund 56 vjeçari.

Rosonerët gjenden në vendin e dytë në Serie A, me 28 pikë të grumbulluara, pas dhjetë gjirove të zhvilluara./Shqip.com