Lajme

Absurditeti i Kuvendit, opozita i bie bilbilave, mazhoranca kalon ligjet pa debat

I njëjti skenar nga fillimi e deri në fund të cilin e shohim prej 5 muajsh.

Edhe këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare, ndërsa në rend të ditës ishin për t’u diskutuar dhe votuar disa projektligje të rëndësishme.

Ashtu si në seancat e mëparshme, edhe sot pozita u ngrit në këmbë duke i fryrë bilbilave para foltores së Kuvendit, ndërsa mazhoranca përmes drejtueses së seancës, Ermonela Felaj kaloi projektligjet pa u shqetësuar.

Seanca plenare nisi në ora 10:10, ndërsa në rend të ditës ishin 7 pika: projektligji për “Burimet ujore”, projektligji për “Turizmin”.

Po ashtu, në rend të ditës ishte edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”.

Në fund, ishte parashikuar dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

Ndërkaq nga ana e opozitës vijuan tentativën e bllokimit të punimeve të seancës.

Tre deputetë të pakicës u përjashtuan dje për sjellje në kundërshtim me rregulloren gjatë seancës së ditës së hënë.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë.

/Shqip.com