Lajme

Jepen detaje ekskluzive si u kap armatimi në Banjskë

Granatahedhës i llojt M93, i ekpozuar nga autoritet në Kosovë, në mes të armëve të tjera të konfiskuara në Banjskë.
Granatahedhës i llojt M93, i ekpozuar nga autoritet në Kosovë, në mes të armëve të tjera të konfiskuara në Banjskë.

Pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku. Express ka mësuar nga burime të besueshme se policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.

Sipas burimeve “Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.

Express mëson se përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.

/Shqip.com