Lajme

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit sulmon keq Vuçiç: Propagandist i kasapit të Ballkanit, analfabet!

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar këtë të fundit si ‘analfabet’ dhe ‘propagandist’ të Millosheviçit.

Në një postim të bërë në rrjetin social “X”, Sadriu shkruan se historia mëson se ka rreziqe kur një person i pashkolluar dhe propagandues drejton një shtet.

Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiç tha se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

/Shqip.com