Polici goditet nga një veturë në Kodrën e Trimave
Publikuar:
(28.10.2021 16:38:35)

Një zyrtar policor është aksidentuar gjatë pasdites të së enjtes në rrugën “Vlora” në Kodrën e Trimave, njofton Shqip.com.
Siç mëson Shqip.com, aksidenti nga i cili ka mbetur i lënduar ky polic, dyshohet se është shkaktuar nga A.Ismaili, i cili ishte i kërkuar nga policia kohë më parë.
A.Ismaili, që deri para një kohe gjendej në arrati dhe tani është shfaqur sërish nëpër rrugët e Prishinës.
I dyshuari për këtë aksident trafiku e ka goditur zyrtarin policor derisa po voziste prapa.
Redaksia ka provuar të marrë informacione nga Policia, por zyrtarët rajonalë të këtij institucioni nuk kanë dhënë detaje deri në momentin e publikimit. /Shqip.com