Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci
Publikuar:
(27.02.2024 17:47:18)

Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme sot në kryqytet.
Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Në sallë ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së e AKR-së.
Bajçinovci, i cili vjen nga LDK-ja, ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.
Para votimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”.
/Shqip.com