Lajme

Skënder Durmishi – ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri

Elisa Spiropali pret në takim Skënder Durmishin

Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Ai është pritur në takim nga Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, e cila i ka uruar mirëseardhje.

Durmishi e Spiropali si dhe Koordinatori për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, Gentian Sala, kanë diskutuar mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare.

“Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, ka shkruar ministrja Spiropali.

May be an image of 3 people, people standing and suit
Foto nga takimi

Para Durmishit, ambasador i Kosovës në Shqipëri ishte Nait Hasani. Ai përfundoi misionin diplomatik në Tiranë në gusht të këtij viti./SHQIP.com