Aksident tragjik në Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari
Publikuar:
(23.02.2024 13:44:32)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një automjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë shoferi Albert Shullani dhe është dëmtuar pasagjeri Kristian Arra.
“Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore”– njoftoi policia.
/Shqip.com