Shtyrja e dy pikave të rendit të ditës, Konjufca: Një grup i deputetëve të mazhorancës s’po voton
Publikuar:
(22.02.2024 13:28:45)

Ka dështuar të votohet në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore, për shkak se një grup i deputetëve të pozitës nuk po marrin pjesë në votim.
Kjo u tha nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Konstatoj që një grup i deputetëve është përcaktim i tyre nga mazhoranca që të mos votojnë, është zgjedhje e tyre. S’po e përsërisim. Edhe kjo pikë i kalon një seancë tjetër”, tha Konjufca.
/Shqip.com