Ada dhe Edi zyrtarisht përjashtohen nga emisioni “Përputhen”

Edi dhe Ada ishin konkurrentët të cilët bënë bujë të madhe me marrëdhënien e tyre mjaft problematike duke kaluar edhe në ofendime të shumta për njëri-tjetrin.
Ata se fundi qartësuan mosmarrëveshjet e tyre dhe filluan të zbulonin se kishin një pëlqim të madh për njëri tjetrin duke treguar gati se ata janë aty për njëri-tjetrin.
Ada dhe Edi ditën e djeshme u panë në mbrëmje së bashku kështu duke thyer një ndër rregullat e rrepta të emisionit dhe për këtë arsyeje ata janë penalizuar.
Bora sot dha lajmin se ata dy janë përjashtuar dhe se Ada e Edi nuk kanë pranuar as të jenë prezent sot në emision për të treguar arsyen e takimit fshehurazi.

Në lidhje më këtë ditë më parë, Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”.
Sa i përket kësaj fotoje, Edi akuzon konkurrenten tjetër të “Për’Puthen”, Ritvanën, se ishte ajo që publikoi këtë.
Ai tha se erdhi tek tavolina e tyre dhe i’u tha që të kenë kujdes e të mos shihen nga dikush i emisionit, ndërsa ishe vetë ajo që i ka publikuar fotot.
“Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxan në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata kanë qenë të vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo janë kon ata që na kanë bërë foto, pra Ritvana. Unë e Ada e pranojmë që jena kanë bashkë, si njoh mirë vendet këtu”, shprehet Edi./SHQIP.com