Policia norvegjeze në kërkim të dy vëllezërve shqiptar për një vrasje, dyshon se janë strehuar në Kosovë

Policia në Norvegji është në kërkim të dy vëllezërve shqiptarë nga Kosova pasi që po dyshohen për një vrasje në Oslo, më 7 tetor, transmeton Shqip.com.
Sipas policisë norvegjeze, vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli, nga 9 tetori janë strehuar në Kosovë, raporton VG.no.
Tutje, stacioni policor i Oslos ka publikuar edhe fotografitë e dy vëllezërve kosovarë, teksa kërkojnë informacione që do të mundësonin arrestimin e tyre.
Ndërkaq, vrasja për të cilën ata po akuzohen ka ndodhur para një shkolle në lagjen e Oslos, Mortensrud, ku viktima ishte një 20-vjeçar, Hamse Hashi Adan, kurse një 40-vjeçar është në paraburgim si i dyshuar për bashkëpunim në vrasje.
Kurse, avokati i dy vëllezërve kosovarë, Svein Holden, ka deklaruar se ata e mohojnë çdo lidhje me këtë vrasje.
“Unë kam qenë në kontakt me të dy pasi janë shpallur në kërkim dhe të dy mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen”, tha Holden.
Ndryshe, në vitin 2016, vëllezërit Avdyli janë bërë të parët në Norvegji që janë dënuar sipas Ligjit të amandamentuar për terrorizëm.
Valon Avdyli është dënuar për pjesëmarrjen e tij në organizatën terroriste “IS”, kurse Visa Avdyli për mbështetje materiale të vëllait të tretë, Egzon Avdyli. Ky i fundit është vrarë në luftën e Sirisë në prill të vitit 2014, si pjesë e “ISIS-it”.
Mediat norvegjeze shkruajnë se Policia e këtij vendi nuk sheh asnjë lidhjes mes dënimeve të mëparshme dhe vrasjes në Mortensrud më 7 tetor./SHQIP.com