West Ham United-Manchester City, kryendeshja e sontme në “Carabao Cup”

Carabao Cup do të vazhdojë edhe sonte me disa ndeshje tjera.
Përballja më interesante pritet të zhvillohet në “London Stadium”, ndërmjet West Ham United dhe Manchester City, shkruan Shqip.com.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola gjendet në pozitën e tretë, pas nëntë gjirove të zhvilluara, me 20 pikë.
“Qytetarët” kanë vetëm një humbje në këto takime, dhe gjenden vetëm dy pikë larg prej Chelseas, që është lidere.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70048468/1305325270.0.jpg)
Në anën tjetër, West Han United është një pozitë më poshtë, me tre pikë më pak dhe po tregojnë që edhe në këtë kampionat do jenë “arrë e fortë” për çdo kundërshtar.
Ky takim, ashtu sikur takimet tjera do të zhvillohen me fillim nga ora 20-45.
Ndeshjet e tjera që do të zhvillohen sonte në Carabao Cup:
20:45 | Burnley – Tottenham
20:45 | Leicester City – Brighton
20:45 | Preston – Liverpool
20:45 | Stoke City – Brentford /Shqip.com