Menaxheri i Haxhi Krasniqit paralajmëron padi ndaj Dominic Boesel

Humbjen ndaj Dominic Boesel, Haxhi Krasniqi dhe menaxheri i tij, Luan Dreshaj nuk e kishin të drejtë dhe paralajmëruan se do të bënin ankesa në federatat përkatëse.
Madje, Dreshaj në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se do të ngrehin padi kundër Boesel, nëse nuk marrin përgjigje nga Federata e Boksit Gjerman.
“Ankesën e parë e kemi bërë brenda 24 orëve, teksa ankesën e dytë e kemi bërë brenda 48 orëve me detaje me nëntë faqe, të premten e kaluar, do të thotë çdo gjë në afatin e duhur, nëse ata në një afat prej 10-14 ditësh nuk e ndryshojnë rezultatin, ne do të ngremë padi”.
Tutje, ai shtoi se ka shumë dyshime në kontrollat e procesit të dopingut.

“Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrollave të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, shtoi Dreshaj.
Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boesel kishin boksuar me datë nëntë tetor, në Gjermani. Pas 12-të raundeve “luftë”, me vendimin e gjyqtarëve, fitues ishte shpallur, Boesel. /Shqip.com