Lajme

Hasani: Rruga anarkisë është hapur me shkarkimin e Valdete Dakës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

“Rruga e anarkisë është hapur”.

Kështu beson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për vendimin e Vjosa Osmanit për sa i përket shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo temë u rikthye në opinion, pasi në të njëjtën natë u deklaruan sërish dy palët e konfrontuara; Osmani dhe Daka.

Madje, kjo e fundit ka deklaruar se do ta dërgojë çështjen e saj te Avokati i Popullit.

Lexo edhe:
Përfundimisht Fushë Kosova shkon në balotazh

“Unë mendoj fuqishëm që Avokati i Popullit duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për arsye shumë të thjeshtë, sepse bëhet fjalë për institucionet qendrore të shtetit të Kosovës”.

“Dhe ky vendim ka hapur dyert e anarkisë dhe të mundësisë potenciale për shkarkim arbitrar edhe të institucioneve të tjera titullare, të institucioneve tjera të pavarura të Kosovës ose të institucioneve që quhen me rëndësi kushtetuese”, ka thënë Hasani në Klan Kosova.

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se “Valdete Daka ishte shkelur integritetin e institucionit”.

Ndërkaq, ish-kryetarja e KQZ-së deklaroi se Osmani “i kishte ofruar mirënjohje në këmbim të dorëheqjes”.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmëri që çështja të bartet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, Osmani deklaroi se “Gjykata Kushtetuese nuk rrëzon president”.

“Këtë mund ta bëjë vetëm 2/3 e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Osmani. /Shqip.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.