Rama vizitë në Bruksel, takohet me Ursula von der Leyen dhe Charles Michel
Publikuar:
(14.02.2024 13:51:28)

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.
/Shqip.com