Shefqet Bylykbashi / Hija e një zemre
Publikuar:
(06.02.2024 11:53:31)

HIJA E NJË ZEMRE
Kur çdo gjë për ty e kam të shkruar në letër
Sepse ndjekur të kam, dhe pritur, nëpër shtigje
Përse të të shikoj, kur s’kam se ç’shoh tjetër!?
U gabova. Se, një zemër e varur kishte një përgjigje:
Kur një zemër e fshehur nuk lexohet dot
Atëherë me një rreth ari përmbi gjoks del
Si metamorfozë zemre, shkoqur më thotë:
“Jam hija e një zemre që nën mua është thellë!”
“Nga errësira e kraharorit s’dal dot e gjallë
Që ta them të vërtetën, me fjalën e parë
Siç ma thotë vet zemra dhe drita në ballë…
Shëmbëlltyrën time e shfaq të veshur me ar”
/Shqip.com