Lajme

Selakoviq: Mbështetja e Greqisë për çështjen e Kosovës – e rëndësishme për ne

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, thotë se mbështetja e Greqisë rreth, siç i quan ai, përpjekjeve për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë, transmeton Shqip.com.

Kështu u shpreh ai pas takimit të së hënës me ambasadorin e Greqisë në Beograd, George Diakofotakis, me ç’rast theksoi se mbështetja e Greqisë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë është shumë e rëndësishme.

Sipas tij “një mbështetje e tillë nga Greqia mike ka gjithmonë një ndjenjë e veçantë për Serbinë dhe popullin serb”.

Rëndësi Selakoviq e cilësoi edhe miqësinë dhe bashkëpunimin dypalësh me Greqinë, njofton ministria që drejtohet nga ai, raporton portali serb ‘Kosovo Online’.

Selakoviq tha më tej se mundësia për të konfirmuar këto marrëdhënie dhe për të vazhduar dialogun politik do të jetë vizita e tij zyrtare në Athinë në fillim të javës së ardhshme. /Shqip.com