Djali i Ukshin Hotit emërohet kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit
Publikuar:
(14.07.2021 17:51:49)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, është emëruar kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për personat e zhdukur, njofton Shqip.com.
Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë Kurti.
Hoti deri tani ishte kryesues i Komisionit Qendror për Persona të Zhdukur./Shqip.com