Haradinaj e pret në takim lamtumirës ambasadorin britanik
Publikuar:
(24.01.2024 21:02:06)

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse në nderim të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Haradinaj ka thënë se Abbott është mik i madh, derisa e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për Kosovën.
“Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, një mik i madh i yni. Falënderues për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar për vendin tonë!, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
/Shqip.com