Paloma: Do e falja bashkëshortin nëse do më tradhëtonte

“Big Brother VIP Albania” ka tashmë disa javë që ka filluar transmetimin dhe që nga ditët e para kanë filluar rrëfimet dhe diskutimet e banorëve për tema të caktuara.
Mbrëmë pas një natë tepër argëtuese ku produksioni organizoi një festë karaoke, banorët duket se kanë pasur energji për të biseduar edhe për disa çështje delikate.
Paloma ka rrëfyer se do të falte bashkëshortin e saj nëse ai do ta tradhtonte dhe një gjë të tillë ajo e ka bërë.

“Nëse ka ndërmend ta bëjë le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tradhti momentale”, tha Paloma duke i habitur të gjithë banorët prezent.
Paloma shtoi se sipas saj, nëse një femër tradhton ka një arsye të fortë që e ka çuar drejt këtij akti, ndërsa mashkulli është më impulsiv.
Pas kësaj kanë filluar edhe diskutimet për raportin në mes të Fifit dhe Graniti, ku ky i fundit ka thënë së këngëtaren e sheh vetëm si shoqe./SHQIP.com