I pari i LDK-së thumbon koalicionin AAK-NISMA

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar deputeti të AAK-së, Bekë Berishës, ku ky i fundit ka thënë se “me Lumirin e Memelin është problem opozita”.
Sipas Abdixhikut, kur është në pyetje LDK-ja, pozitë e opozitë bëhen bashkë, duke thumbuar edhe koalicionin e sapoformuar, AAK-NISMA.
“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë. Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka potencuar se “Rruga e Re” e LDK-së është zgjidhja.
“Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka përfunduar ai.
/Shqip.com