Rozë Ndërkombëtar

Martohet vajza e Paul Walker

Martesa e vajzës se Paul Wolker

Modelja dhe vajza e të ndjerit, Paul Walker u martua me të fejuarin Louis Thornton-Allan në një plazh në Republikën Domenikane në fillim të këtij muaji.

Të premten, Meadow, 22 vjeç, ndau një video bardh e zi të ceremonisë intime në Instagram, ku morën pjesë familja dhe miqtë e saj të ngushtë, duke përfshirë aktorët dhe shokët e të atit të cilët ishin pjesë e ”Fast and Furious”, Vin Diesel dhe Jordana Brewster.

“Ne jemi martuar “, ka shkruar Meadow në mbishkrimin e videos.

Një burim i People Magazine thotë se ylli i “Fast & Furious” , Vin Diesel, i cili është kumbari i Meadow, e përcolli atë në altar në vend të babait të saj, i cili vdiq në 2013.

Fansat e Fast & Furious me të vërtetë u prekën shumë nga ky veprim, pasi në traditën e tyre, përcjellja e nuses në altar bëhet nga babai.

Meadow shpesh herë ka shprehur se Diesel është si një baba për të, pasi gjithmonë ka qëndruar afër saj në çdo moment.

Martesa vjen tetë vjet pasi babai i Meadow, Paul vdiq tragjikisht në një aksident me veturë në moshën 40-vjeçare.

Meadow, e cila ishte 15 vjeçe në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare./SHQIP.com