Kurti takohet me përfaqësues të lartë të kompanisë “Philips”
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/18.1.2024-ZKM-4.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Davos ka takuar përfaqësues e lartë të kompanisë “Philiphs”.
“Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Ëillem Scheijgrond. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.”
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/18.1.2024-ZKM-1-1-1024x683.jpg)
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Philips “shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë”.
Po ashtu në takim është diskutuar për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/18.1.2024-ZKM-3-1024x683.jpg)
Postimi i plotë:
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Willem Scheijgrond. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.
Philips, një lider ndërkombëtar në teknologjitë shëndetësore, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë. U diskutua për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
/Shqip.com