Lajçak takohet me O’Brien në Davos: BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë për rajonin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, sot në Davos të Zvicrës.
Ai tha se me të foli për Ballkanin dhe rikonfirmoi se BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë për rajonin.
“E fillova javën në Davos të Zvicrës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien. Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën faqe”, ka shkruar Lajçak.
Kicked off my week in Davos 🇨🇭with @StateEUR Jim O’Brien. Important to have this conversation about the Balkans right at the beginning of the year. We want to see the region moving forward for the benefit of their citizens. Good to reconfirm that we are fully on the same page. pic.twitter.com/9Rz9vFL4WT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 16, 2024
Në Davos të Zvicrës marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka thënë se do të mbajë takime të shumta bilaterale.
/Shqip.com