63 pacientë me COVID po trajtohen në spitale
Publikuar:
(23.10.2021 10:53:10)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë me Coronavirus.
Sipas raportit të së shtunës, 29 prej këtyre pacientëve janë me oksigjeno-terapi dhe shtatë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave: Infektivë – 11 pacientë, Pulmologji – 28 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Infektivë – 3 pacientë.
Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: i Gjakovës – 9 pacientë, i Pejës – 2 pacientë, i Gjilanit – 3 pacientë, i Mitrovicës – 4 pacientë dhe ai i Ferizajt – 3 pacientë./SHQIP.com