FOTO / Sveçla: Nga sot të gjitha patrullat e Policisë do të pajisen me armë të gjata
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/418886546_847019577434320_4927474260662349906_n.jpg)
Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/419225689_847019600767651_6386983753903921465_n-1024x682.jpg)
Sveçla ka thënë se me blerjen e këtyre armëve, Policia e Kosovës do të rris efikasitetin për luftimin e krimit dhe mundësimin e një ambienti të sigurt dhe do të ketë më shumë siguri për zyrtarët policorë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/01/418874233_847019527434325_8642985860435926906_n-1024x700.jpg)
Njoftimi i plotë:
Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.
Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.
/Shqip.com