Chelsea kërkon me ngulm Dybala-n, Roma shpreson për një marrëveshje të re

Ekipi anglez Chelsea ka gati 12 milionë euro për të transferuar një nga lojtarët më të mirë të Romës, Paolo Dybala.
Chelsea e kërkonte Dybala-n që në janar për të përforcuar ofensivën, por në këto kushte, me gjendjen e tij fizike që nuk është shumë e qartë, negociatat janë shtyrë për në verë, në përfundim të këtij sezoni.
Nga dëmtimi i tij, Roma fiton kohë, të paktën për të ndryshuar kushtet e kontratës, ku kërkojnë t’i ofrojnë një kontratë të re me kushte financiare të përmirësuara, por mbi të gjitha për të hequr klauzolën e tij të largimit.
Argjentinasi mbetet pikë shumë e rëndësishme për trajnerin e Romës.
“Pa Dybala, ekipi nuk është i njëjtë”, u shpreh Jose Mourinho pas derbit kundër Lazio-s, duke treguar edhe një herë peshën e madhe që fantazisti argjentinas ka tek ekipi verdhekuq.
/Shqip.com