Sport Ndërkombëtar

Pak fjalë, e shumë gola

Roma-Inter

Kur, Romelu Lukau u largua nga Interi, u mendua se do jetë shumë e vështirë për të gjetur pasardhësin e tij, pasi belgu ishte golashësnuesi më i mirë i skuadrës.

Neurazurët, e transferuan Edin Dzekon pa shpenzuar asnjë qindarkë, por fansat e tyre nuk ishin të kënaqur për shkak të moshës që ka ai (35 vjeçar), shkruan Shqip.com.

Shtatëgjati, duket që vetëm u motivua nga kritikat negative në drejtim të tij dhe vendosi që të “fliste” në fushën e gjelbër.

Edin Dzeko Suits Simone Inzaghi's Inter More Than Romelu Lukaku Would Have,  Italian Media Report
Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak, e ka nisur me këmbë të mbarë sezonën me zikaltërit dhe po mban staftën e golashënuesit më të mirë të tyre.

Në tetë ndeshje të zhvilluara në Serie A, ai ka dërguar topin në rrjetë gjashtë herë, duke treguar që ende ka çka të i ofrojë futbollit.

Një gol e ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve, ku Interi gjendet në vendin e tretë të Grupit D, me katër pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara.

Goli i shënuar nga Dzeko në Ligën e Kampionëve

Në një intervistë për mediat italiane, Dzeko ka ironizuar me njerëzit të cilët e kritikonin për shkak të moshës.

 “Jo, letërnjoftimi nuk tregon gjithçka. Duhet të shikojmë vetëm paraqitjen në fushë, unë punoj çdo ditë para dhe pas stërvitjes për të qëndruar në formë. Dhe mendërisht, përpiqem të shmang temat që më marrin energjinë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Për të, ky është sezoni i pestë në Serie A, pasi katër vite i kishte kaluar te Roma.

Në përgjithësi, në futbollin elitar në Itali, Dzeko ka zhvilluar 176 ndeshje, ndërsa ka shënuar 83 gola./Shqip.com