FOTO / Kurti e pret me ceremoni shtetërore kryeministrin irlandez
Publikuar:
(11.01.2024 10:00:47)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Ceremonia u mbajt në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Kurti dhe Varadkar u futën në objektin e Qeverisë për të nisur takimin.
Pas takimit, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

/Shqip.com