Lajme

Abdixhiku: Tre vjet pa njohje, shumë vjet pa liberalizim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë, duke i quajtur dëlir popullist.

Kritikën kryesore ai e ka përqendruar tek mungesa e njohjeve dhe anëtarësim të vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

“Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!

Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori. Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion. Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht. Kosova mundet më mirë! Kosova meriton shumë më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku.

/Shqip.com