Belgjika e “deklason” Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës, në konkurencën e femrave është “deklasuar” nga Belgjika, me rezultat 7-0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që do zhvillohet në vitin 2022.
Ekipi vendas ishte superior që nga fillimi e deri në fund dhe arritën që të arkëtojnë pikët e plota, shkruan Shqip.com.
Të vetmen mundësi për të shënuar gol, Kosova e pati nga pika e bardhë, por Shala nuk u tregua e saktë.
Deri më tani janë zhvilluar katër ndeshje, ndërsa vashat dardane ende nuk e kanë shijuar ndjenjen e fitores.

Ato kanë pësuar dy humbje, ndërsa kanë një barazim dhe gjenden në pozitën e pestë në Grupin F.
Në anën tjetër, Belgjika është lidere, me shtatë pikë.
Në të njëjtin grup me Kosovën gjendet edhe kombëtarja shqiptare, e cila ka rezultate të njëjta, por qëndron më mirë me golaverazh./Shqip.com