2024-a nis mbarë për Brojën, sulmuesi kuqezi gjen rrugën e rrjetës
Publikuar:
(06.01.2024 23:41:38)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja më në fund është zhbllokuar duket shënuar gol për Chelsea-n e Londrës.
Në ndeshjen ndaj Preston e vlefshme për Kupën e Anglisë, Broja realizoi në minutën e 58-të, golin e parë për Chelsea-n pas nje goditjeje me kokë.
Broja e festoi këtë gol duke bërë simbolin e shqiponjës kuqezi.
Chelsea e mbylli ndeshjen në fitoren 4-0.
/Shqip.com