Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë në ndeshjet e Europaligës

Lorenco Insigne

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha takimet e Europaligës që kanë nisur me fillim nga ora 21-00.

Në Itali, Napoli është duke barazuar pa gola me Legia Warsawa, përkundër se ishin dominues gjatë tërë kohës, shkruan Shqip.com.

Skuadra e udhëhequr nga Spalleti pati disa raste të mira shënimi, por nuk arritën që të gjejnë rrugën për te goli.

Image
Momente nga takimi, Napoli-Legia

Ky rezultat nuk i konvenon aspak italianëve, pasi ata pozicionohen në vendin e fundit në grup, me vetëm dy pikë.

Kurse, Legia vazhdon të mbetet lidere, me shtatë pikë.

Me një rezultat negativ, pjesën e parë e mbylli edhe Lyoni, pasi është duke u mposhtur nga Sparta Prague me rezultat 2-1.

Kurse, Monaco është duke triumfuar në udhëtim ndaj PSV, me rezultat minimal 0-1.

Rezultatet nga ndeshjet tjera, pas 45 minutave lojë:

Rangers 2-0 Briendby IF

Strum Graz 0-0 Real Sociedad

Eintracht Frankfurt 2-1 Olympiacos

Lokomotiv Moscow 0-0 Galasataray

West Ham United 1-0 Genk/Shqip.com