Lajme

Kandidatja për asamble në Prishtinë pretendon se nuk i figuron as vota e vet

Lejla Rama – Gashi

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për asamblenë komunale në Prishtinë, Lejla Rama – Gashi, pretendon se në qendrën ku vetë ka votuar, nuk i figuron asnjë votë.

Në një postim në Facebook, ka thënë se procesi zgjedhor lë shumë për të dëshiruar.

“Duke ditur se parregullsitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë”, ka shkruar Rama-Gashi.

Më tej, ka thënë se “do të ngris zërin për votën time dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund”.

Ndryshe, procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit është vlerësuar të jetë ndër më të mirët që është organizuar në Kosovë, megjithatë ka pasur ankesa nga kandidatët e subjekteve të ndryshme politike për vjedhje votash./SHQIP.com