Lajme

Autobusi nuk u sulmua nga huliganët serbë, thonë drejtuesit e kompanisë kosovare

Drejtuesit e kompanisë transportuese “Polluzha Tours”, kanë sqaruar se autobusi i tyre që udhëtonte nga Kosova drejtë Gjermanisë, përmes Serbisë, nuk ishte sulmuar nga huliganët në këtë vend.

Sipas njërit prej pronarëve të kompanisë, xhami i përparmë i autobusit që po kalonte në afërsi të Nishit në Serbi, është goditur nga një shpend.

“S’bëhet fjalë për sulm. Gjatë kalimit nëpër autostradë, xhamin e autobusit e ka goditur një shpend, zog apo hut. Pas dëmtimit të xhamit autobusi nuk i plotëson kushtet për të vazhduar tutje. Tash jemi rrugës me autobusin tjetër për t’i marrë udhëtarët dhe dërguar në destinacion”, ka thënë Selim Hoti për Klan Kosova.

Hoti ka deklaruar se nga kjo ngjarje nuk ka pësuar askush nga udhëtarët.

/Shqip.com