Elia Zaharia konfirmon ndarjen nga princ Leka!
Publikuar:
(03.01.2024 10:48:33)

Lajmi se princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh po qarkullon prej ditësh në media.
Tashmë mësohet se ish-çifti ka nisur edhe procedurat e divorcit.
Në këto ditë festash ndarjen duket se e ka konfirmuar edhe Elia pasi ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, pa praninë e princit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Leka u fotografua në aeroportin e Budapestit me fotografen Blerta Celibashi.
/Shqip.com