Edon Zhegrova shpallet “Lojtari i Javës” në Superligën zvicerane

Edon Zhegrova është rikthyer përsëri në elementin e tij më të mirë.
Sulmuesi nga Prishtina e shënoi një eurogol kundër Sionit, për të i siguruar Baselit tre pikë të “arta”, shkruan Shqip.com.
Ky gol i tij, ka bërë që të shpërblehet me çmimin “Lojtari i Javës” në Superligën e Zvicres.
22 vjeçari kishte munguar që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi të cilin e kishte pësuar me Baselin.
Në pesë ndeshje kampionale të zhvilluara këtë sezonë, ai ka shënuar dy gola, ndërsa ka asistuar tre herë.
Formë të mirë po kalon edhe Baseli si ekip, pasi është në vendin e parë me 22 pikë, dy më shumë se Zurich që është në vendin e dytë.
Rikthimi i tij është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi do jetë një plus i madh për repartin sulmues.
Ai konsiderohet si njëri nga futbollistët më ta talentuar te Baseli, ndërsa edhe te Dardanët ka një vend të veçantë./Shqip.com.