Lajme

Szunyog: E mirëpres vendimin e Qeverisë për miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë
Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka përshëndetur në rrjetin social “X” vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve.

Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit. Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Szunyog.

/Shqip.com